Shërbime më të mira për qytetarët e Podujevës

Njoftojmë të gjithë qytetarët se ka përfunduar renovimi i hapësirave të administratës komunale në katin përdhesë. Nga tani e tutje, një zyrtar nga çdo drejtori do të qëndrojë në katin përdhesë për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme, si dhe për t’iu ndihmuar në çdo kërkesë ose pyetje që kanë.

Ky ndryshim është bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët.