Sulmi me armë në Shkup, vdes këngëtari dhe blogeri i njohur

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave, ku ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.