Batatina zbulon ofertat për Hysenin dhe Krasniqin, thotë se të dy janë ftuar te Kosova

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai zbuloi edhe ofertat për dy prej yjeve të Llapit, Muhamet Hysenit dhe Ilir Krasniqit, teksa zbuloi se të dy janë ftuar te Kosova për ndeshjen e qershorit.

“Kemi disa oferta për Muhametin. Ne duhet të bëjmë maksimumin që duhet të bëjmë maksimumin që të gjejmë një projekt të mirë për lojtarin. Nuk duhet të ngutemi te Muhameti sepse është një lojtar që ka potencial. Duhet të gjejmë një skuadër që i përshtatet Muhametit. Nuk janë oferta që e kalojnë milionin. Kemi oferta nga Bundesliga 2. Oferta më e madhe shkon mbi 600 mijë euro. Edhe për Ilir Krasniqin ka dy oferta nga ekipe nga Kroacia. Të dy janë të ftuar te Kosova në ndeshjen e qershorit”, tha Batatina.