Drejtoria e Inspeksionit me aksion për kontrollimin e taksive ilegalë që operojnë në Komunën e Podujevës

Drejtoria e Inspeksionit sot gjatë ditës ka zhvilluar aksion kundër taksive ilegalë që qarkullojnë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Inspektorët e komunikacionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar të inspektojnë taksitë ilegalë ku me vendparkimet e tyre në hapësirat publike po pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe po shkaktojnë telashe në komunikacion.

Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe drejtori i Inspektoratit, Alban Zeka.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim aksione të tilla ndaj taksive ilegalë, me qëllim të zhbllokimit të rrugëve, trotuareve dhe respektimit të rregullave të qarkullimit.