Serbia vazhdon persekutimin e Sanduloviqit: Krejt çka Putini i bëri kundërshtarit të tij politik Navalny, regjimi i Vuçiqit po ma bën mua

Persekutimi ndaj politikanit opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq po vazhdon. Atij i ka shkuar një ftesë nga prokuroria e Nishit që nesër të paraqitet atje për të dhënë një deklaratë.

Si shkas i kësaj ftese u bë vendosja e luleve tek varrezat e familjes Jashari.

Menjëherë pas këtij akti njerëzor, Sanduloviq u maltretua në mënyra të ndryshme nga Serbia, si shenjë hakmarrjeje.

Por këto maltretime nuk po ndalet.

Me datë 22 të këtij muaji (nesër) Sanduloviq duhet të paraqitet në institucionet e drejtësisë në Nish për të dhënë sqarime rreth veprimit që bëri para një kohe tek varret e familjes Jashari, më saktësisht tek ai i Blerina Jasharit vajzës së vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Vazhdon persekutimi politik ndaj meje dhe politikës që drejtoj. Asnjëherë më parë në historinë e Serbisë nuk ka ndodhur që kryetari i një partie politike që shpreh qëndrime të ndryshme nga pushteti aktual të jetë arrestuar, rrahur dhe ndjekur penalisht. Milan Radoiçiq, krimineli i kërkuar nga Interpoli dhe terroristi i cili është përgjegjës për vdekjen e katër personave në fshatin Banjskë në territorin e Kosovës, është duke ecur i lirë në Serbi. Në të njëjtën kohë, e njëjta qeveri që e mbron dhe e mbështet, më akuzon rrejshëm, më rrëmben, më torturon dhe më rrah për vdekje, duke më akuzuar se jam ajo që përhap urrejtje fetare dhe kombëtare sepse kam vendosur lule në varrin e vajzës së vrarë shqiptare. Blerina Jashari e cila ishte vetëm 7 vjeçare”, ka shkruar Sanduloviq.