De Gea vazhdon të mbetet i lirë, ky është klubi i radhës që ai e refuzon

David De Gea vazhdon të jetë ende pa klub edhe pas nëntë muajsh pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.

Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, megjithatë ai e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Një tjetër klub i Premieliga që shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje.

Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit.

Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite me klube si Al Hilal e Al Nassr që e kanë kontaktuar portierin.