Presidentja Osmani priti ministren katariane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Pas takimit nuk është parlajmëruar konferencë për medie.

Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti në orën 10:30.