Nisi të qante mbrëmë, sot dha lajmin se po largohet – legjenda Jesus Navas përshëndetet me Sevillan

Jesus Navasi po largohet nga Sevilla dhe këtë e konfirmoi vetë faqja zyrtare e klubit spanjoll.

Sevilla mbrëmë u mposht minimalisht 0:1 nga Cadiz në ndeshjen e javës së 36-të në La Liga.

Gjatë pjesës së dytë, Jesus Navasi u largua nga loja dhe gjatë rrugës për në stol, ai nisi të qante.

Askush nuk e dinte arsyen, por sot mësohet se lojtari do të largohet nga klubi për shkak edhe të skadimit të kontratës në fund të këtij sezoni.

“Navas do të largohet nga Sevilla në fund të këtij sezoni. Kapiteni sot kumtoi lajmin në seancën stërvitore në Jose Ramon”, thuhet në deklaratën e klubit.

Navas mbrëmë bëri 688 paraqitje me ekipin bardhekuq, duke shënuar 39 gola dhe 119 asiste.

Legjenda e futbollit spanjoll do të largohet nga Sevilla me një bagazh titujsh, duke filluar nga katër UEFA Europa League, dy Copa del Rey, një Super Cup të Europës dhe një Super Cup të Spanjës.