Real apo Bayern në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve?

Pas gjysmëfinales së parë kthyese ndërmjet PSG-së dhe Borussia Dortmundit (0-1), sonte Liga e Kampionëve vjen me superpërballjen Real Madrid-Bayern Munich.

‘Los Blancos’ dhe ‘Bavarezët’ do të ndeshen në Madrid, në gjysmëfinalen kthyese, në një sfidë që parashikohet të sjellë duel të zjarrtë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 2-2.

Ballafaqimi mes Realit dhe Bayernit, konsiderohet një nga ndeshjet më të mëdha të këtij sezoni në elitën e futbollit tonë.

Madrilenët që tashmë kanë siguruar titullin e kampionit në La Ligë, synojnë edhe finalen e madh të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, ‘Bavarezët’ përmes Ligës së Kampionëve kërkojnë të shpëtojnë sezonin pasi tashmë kanë dështuar në Bundesligën gjermane dhe Kupën e Gjermanisë.

Ndeshja Real-Bayern fillon në orën 21:00.