Pensionohet Enis Kabashi, por mbetet në hendboll

Reprezentuesi shumëvjeçar i Kosovës, Enis Kabashi, ka vendosur t’i jap fund karrierës si hendbollist.

Por 33-vjeçari do të mbetet në sportin e hendbollit.

Kabashi ka pasur karrierë shumë të suksesshme si hendbollist. Ka nisur te Trepça, ndërsa për shumë vjet ishte te Prishtina e po ashtu te Besa e Pejës. Ka fituar shumë trofe në hendbollin kosovar, ndërsa ishte edhe më i miri i vitit.