NJOFTIM nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për ata që ende nuk janë regjistruar

Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke vazhduar me Regjistrimin e Popullësisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Për të gjithë ata që ende nuk iu kanë nënshtruar procesit të regjistrimit mund të kontaktojnë në këta numra: 044/ 163-169 046/ 190-299, për të caktuar terminin për tu regjistruar si banor rezident i Komunës së Podujevës.

Procesi për Regjistrimin e Popullësisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave do të përfundojë më 17 Maj 2024.