U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për Kosovën.

Në këtë mbledhje presidentja Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën së bashku me katër të mbijetuarat e luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, Fahrije Hoti, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tahiri.

Prezenca e katër heroinave nuk i pëlqej presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili shfaqi tension në fillim të kësaj mbledhje.

E një reagim që bëri kryesuesja e mbledhjes, Vanessa Fraser nga Malta ku u përplas me presidentin Vuçiq lidhur me minutazhën e replikave, ka marrë mbështetje të madhe në platformën “X”.