Granit Rugova emërohet drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK

Granit Rugova është emëruar drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Bordi i kësaj federate e ka miratuar emërimin e tij pas propozimit nga Komisioni për Intervista.

“Rugova rikthehet në Federatën e Basketbollit të Kosovës pas dy vjetësh, ku ishte Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e FBK-së.

“Graniti ka qenë basketbollist i Kosovës, si dhe basketbollist i Prishtinës, ku ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, derisa për një edicion ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit”.

“Ai së fundi ka qenë Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. Kujtojmë se, Graniti ka përfunduar me sukses programin e FIBA-s, FIBA Time Out 2.0”.