Zbulohet Pllaka Përkujtimore falënderuese për banorët në Turuqicë

Në një ceremoni në zemër të fshatit Turuqicë, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me banorë të fshatit Turuqicë dhe Rakinicë bënë zbulimin e Pllakës përkujtimore në shenjë falënderimi për banorët e këtyre fshatrave në strehimin e refugjatëve të luftës në periudhën 26 mars-16 prill 1999.

Kryetari Bulliqi tha se kjo pllakë do të shërbej si simbol i dritës së shpresës kur në atë periudhë për ata që humbën shtëpitë e tyre dhe u detyruan të largohen nga vendi i tyre në kohë të vështirë, kjo pllakë do të mbetet një kujtesë e gjallë për kohërat e vështira të luftës, duke treguar njëherësh edhe forcën e solidaritetit dhe ndërgjegjës njerëzore të fuqishme që na bën të bashkuar dhe të fortë në çdo sfidë.

Pllaka përkujtimore u financua nga banori i fshatit Turuqicë, Sylejman Rrahmani, ndërsa infrastrukturën përreth pllakës e ka financuar Komuna e Podujevës.