Specialja s’e komenton arrestimin e Fahri Fazliut

Exterior view of the Kosovo Specialist Chambers court where Hashim Thaci, who resigned as Kosovo's president to face charges including murder, torture and persecution, will make his first courtroom appearance before a judge in The Hague, Netherlands, Monday, Nov. 9, 2020. An international prosecutor has indicted Thaci on 10 charges of crimes against humanity and war crimes for his leadership of fighters with the Kosovo Liberation Army who are accused of illegally imprisoning, abusing and murdering captured opponents and perceived traitors during the war. (AP Photo/Peter Dejong)

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Në një përgjigje për media, Specialja nuk ka dashur që ta komentojë arrestimin.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigje.

Lajmin për arrestimin e Fahri Fazliut për media e ka konfirmuar familjari i tij, Fadil Fazliu.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.