MPJD dhe MPB kërkojnë nga qytetarët që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Pasi Serbia ka bllokuar autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë dalë me një njoftim.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se këto dy ministri kërkojnë që të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

Në njoftim thuhet se MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.