Podujevë; 25 vjet nga masakra ndaj 7 anëtarëve të familjes Sejdiu

Sot janë bërë 25 vjet nga masakra ndaj 7 anëtarëve të familjes Sejdiu nga fshati Shamalluk i Podujevës.

Në këtë masakër kishin humbur jetën 7 anëtarë të kësaj familje, nga forcat paramilitare serbe.

Në përvjetor pranë varrimit kanë bërë homazhe krerë të institucioneve dhe familjarë dhe dashamirë të familjes Sejdiu.