Thesari i shëndetit: Pija plot vitamina dhe minerale shëron lodhjen pranverore!

Të hapurit e shpeshtë të gojës, humbja e vullnetit, lodhja e shpejtë janë vetëm disa nga simptomat të cilat i ndiejmë në periudhën kalimtare nga dimri në pranverë, por që i sjell lodhja pranverore

Për të ngritur nivelin e energjisë, po ju propozojmë pijen e shëndetshme dhe të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale.

Periudha kalimtare nga njëra stinë në tjetrën mund shumica ta ndiejnë, ndërkaq shkaktar i saj është lodhja pranverore.

Lodhja e shpejtë, ulja e përqendrimit, hapja e gojës dhe ndjenja e vazhdueshme e nevojës për gjumë janë simptoma të cilat shfaqen, por që janë rezultat i aktivitetit të dobët fizik dhe i marrjes së pakët të vitaminave.

Një ndër ngritësit më të mëdhenj të energjisë i pranishëm në pemët dhe perimet e freskëta është vitamina C.