Gjuajtën me armë zjarri në Shkabaj të Prishtinës, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës, pas të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekustruar dy pistoleta dhe një karikator.

Tutje policia bën me dije se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar, teksa rasti shkon në procedurë të rregullt

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së premtes.