Barcelona fiton në Paris, Atletico mposht minimalisht Dortmundin

Pas dy ndeshjeve të djeshme të shkëlqyera dhe plot gola në Madrid dhe Londër, edhe sonte ndoqëm një tjetër çerekfinale të denjë të elitës së futbollit evropian në Paris.

Në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Barcelona fitoi jashtë shtëpisë ndaj PSG-së, me rezultat 3:2.

Raphinha kaloi në epërsi Barcelonën në minutën e 37-të.

Parisienët startuan fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat me golat e Ousmane Dembele, në minutën e 48-të dhe Vitinha, në minutën e 51-të. Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra. Pedri, i sapo futur në lojë, në minutën e 62-të asistoi për Rahphinhan që shënoi për 2:2, derisa golin e fitores për Barcelona shënoi golin e Christensen, në minutën e 77-të.

Ndeshja e kthimit është më 16 prill në stradiumin “Lluis Companys” në Barcelonë.

Në ndeshjen tjetër, Atlético Madrid mposhti Borussia Dortmundin, 2:1 dhe do të udhëtojë në ndeshjen e dytë në Gjermani me një avantazh minimal.

Mysafirët dukeshin shumë të hutuar në fillim të ndeshjes dhe kjo u shfaq veçanërisht në mbrojtje. Një skuadër me përvojë si Atlético e ndëshkoi menjëherë një qasje të tillë dhe kaloi në epërsi 1:0 në minutën e katërt me Rodrigo De Paul. Mbrojtja e “milionerëve” nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe bëri një tjetër gabim kardinal në minutën e 32-të, të cilin Samuel Lino e shfrytëzoi më së miri dhe dyfishoi avantazhin e vendasve. Megjithatë, në minutën e 81-të gjermanët patën fat dhe arritën të shënojnë golin e shpresës së madhe përmes Sebastian Alle.