Aguero, bast 10 mijë euro për Real-City, ja sa fitoi

Real Madrid-Manchester City ishte një nga ndeshjet më të mira në historinë e fundit të Champions League, me të gjitha pritshmëritë e një dite më parë të përmbushura: gola nga të dyja palët, kampionë të mëdhenj në fushë dhe futboll spektakolar.

Një ndeshje e cila megjithatë me siguri do të ketë lumturuar edhe Sergio Agueron.

Ish-sulmuesi i “Citizens”, në fakt ka vënë bast 10 mijë euro që ka gola. Kun e publikoi bastin në rrjetet sociale, të fituar pas vetëm një çerek ore lojë duke qenë se ndeshja ishte tashmë 2-1. Kështu Aguero grumbulloi 18,900 euro nga fitorja.