Vashat e Kosovës nesër zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Uellsit

Kombëtarja e vashave të Kosovës të hënën më 8 prill e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2025 kundër Uellsit.

Stërvitja mbahet në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:30.

Dardanet do ta zhvillojnë ndeshjet kundër Uellsit, më 9 prill, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kombëtarja e Kosovës ka realizuar një seri të shkëlqyeshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, përveç humbjes 2-0 që patën në ndeshjen ndaj Ukrainës që u zhvillua në Antalia.