Rrahen dy gra në Podujevë

Në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës është raportuar edhe një rast i dhunës në Podujevës.

Dy gra janë rrahur fizikisht mes vete, duke pasur nevojë edhe për trajtim mjekësor.

“Podujevë / 01.04.2024-21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.