Rusia synon të dyfishojë numrin e trupave të saj përgjatë kufirit me shtetet baltike dhe Finlandën, ndërsa përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak me NATO-n brenda dekadës së ardhshme, sipas shërbimit të inteligjencës së jashtme të Estonisë.
Kaupo Rosin, drejtori i përgjithshëm i shërbimit estonez, analiza e të cilit për Rusinë ndiqet nga afër në kryeqytetet perëndimore, është zyrtari më i fundit evropian që paralajmëron për ‘oreksin’ e vazhdueshëm të Moskës për konflikt përtej pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Ne shohim se rusët në mendimin e tyre po llogaritin se konflikti ushtarak me NATO-n është i mundur në dekadën e ardhshme”.
Reformat ushtarake ruse nga fundi i vitit 2022 tregojnë një rritje “të konsiderueshme” të trupave në krahun lindor të NATO-s, deklaroi Rosin.
“Rusët po planifikojnë të rrisin forcën prezencën ushtarake përgjatë kufirit të shteteve baltike, por edhe afër kufirit finlandez”, theksoi eksperti estonez
“Ne me shumë gjasa do të shohim një rritje të fuqisë punëtore, ndoshta rreth dyfishim. Do të shohim një rritje të personelit të armatosur, tankeve, sistemeve të artilerisë gjatë viteve të ardhshme”.
Ndryshe, vlen të theksohet se Rusia e ka vendosur kryeministren estoneze Kaja Kallas në listën e të kërkuarve, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë.
Emri i Kallas figuronte në regjistrin e personave të kërkuar në Ministrinë e Brendshme në lidhje me akuzat penale.
Megjithatë, nuk specifikohej se me çfarë akuzash përballej Kallas.
Kjo është hera e parë që ministria ka vënë një lider të huaj në listën e të kërkuarve.