Nata e të dielës ka qenë e veçant për portierin italian, Stefano Turati. Portieri i Frosinones është tifoz ultras i Interit, por që mbrëmë duhej të rivalizonte idhujt e tij.
Dje ai u përball për herë të parë me skuadrën e zemrës ndërsa Nord këndohej “Uno di noi” nga pjesa e pasme e Giuseppe Meazza.
22 vjeçari ka qenë talent i dalur nga akademia e Interit, por që më pas kishte përfunduar te Sassuolo.
Këtë edicion Turati po luan si huazim te Frosinone dhe po tregon formë të lartë ./Indeksonline/