Shtetasit kosovarë nga data 1 janari e vitit të ardhshëm do të mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së , e pikërisht kjo ka quar që një numër i madh i sebëve që jetojnë në kosovë e që nuk kanë pasaportë të Republikës së Kosovës , të aplikojnë për një të tillë . Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme , në komunat me shumicë serbe në vend ,është rritur dukshëm numëri i serbëve te cilët duan të paisen me pasaportë të Kosovës , interesimi më i madh është në komunat në veriore të vendit
.Në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97% në Leposaviq krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më shumë se 50% më shumë interesim është shënuar në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok.
Disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, të cilët janë intervistuar nga ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), thonë se janë të interesuar të pajisen me pasaporta në mënyrë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së që janë në zonën Shengen , pasi lëvizjen e lirë në zonën Shengen nuk ua mundëson pasaporta e Serbisë pasi ata janë përjashtuar nga ky proces.