Sindikalistët e Trepçës dhe tetë përfaqësues të ndërmarrjes kanë nisur takimin me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Kryetari i sindikatës së puntorëve Ibrahim Januzi , tha se jeta e minatorëve po rrezikohet
“Po hymë në ditën e tetë të grevës. Jeta e minatorëve është duke u rrezikuar
Kemi shumë persona që kanë kërkuar ndihmë. Kjo duhet të shkoj përtej politikës sepse është obligim i juaji dhe i joni që të gjindet një zgjidhje.
Kërkesat tona janë ato tri kërkesa dhe nuk kanë ndryshuar. Këto kërkesa janë stoike dhe minatorët janë të palekundër. Edhe një herë ju bëj thirrje që sot të dalim menjë zgjedhje”, ka thënë ai. /Indeksonline/