Pranvera Zejnullahu-Raçi nuk është më ushtruese e detyrës së drejtoreshës në SHSKUK. Paralajmërimin për dorëheqje Zejnullahu-Raçi e dha mbrëmë me një këngë legjendare të Frank Sinatras.
Lajmin për dorëheqje drejtoresha e SHSKUK-së e ka kumtuar mëngjesin e së enjtes.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se raportet e Pranvera Zejnullahu-Raçit nuk ishin më të mirat me ministrin e Shëndetësisë dhe rikthimi i Arben Vitisë në këtë detyrë ka përshpejtuar largimin e saj./Indeksonline/