Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë aplikim, ai ia ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Kemi ardhur në Pragë, qytetin në zëmër të Evropës për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, duke dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE”.
“Është ditë historike për popullin e Kosovës. Letra që kam sjellë, bartë shpresat e qytetarëve tanë. Flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta, i përgjigjet vizionit të Evropës dhe një të ardhme të ndritshme bashkëpunuese”.
“E kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet mbi meritat tona vetanake – nuk kërkojmë që të na shtyjnë përmes dorës anësore. Duam ta ndërtojmë vendin tonë dhe na nevojitet ndihma e BE-së”.
“Jemi për të avancuar demokracinë tonë dhe Bashkimi Evropian destinacioni ynë dhe është fati që përqafojmë”.
“Është reale për Republikën e Kosovës që ta paguajë këtë kohën mesatare 9 vjeçare”.