Ndeshja mes Marokut dhe Kroacisë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror ka përfunduar pa fitues, pasi rezultati ishte 0-0.
Ishte minuta e 17-të kur u krijua rasti i parë serioz në ndeshje, me Ivan Perisin që nuk arriti të mposhte portierin maroken.
Kroacia më pas rrezikoi nëpërmjet Nikola Vlasic (45+1’), por gjuajtja e tij u ndal nga gardiani Bono.
Në pjesën e dytë, Maroku krijoi rastin e parë në minutën e 51-të, kur Noussair Mazraoui nuk ia doli ta mposhte nga afërsia Dominik Livakovic.
Dy skuadrat u munduan deri në fund që të shënonin golin e fitores, por që të dyja portat mbetën të paprekura, duke marrë secila nga një pikë.
Ndeshja e parë në Grupin F përfundoi pa fitues, derisa do të mësohet më pas edhe fati i takimit mes Belgjikës dhe Kanadasë. /Telegrafi/