Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se është prishur “plani i poshtër” i kryeministrit Albin Kurti dhe Rada Trajkoviqit për ta ndryshuar kushtetutën me hyrjen e Trajkoviqit në Kuvend.
Lista Serbe u rikthye në Kuvend për të mos i dhënë mundësi Trajkoviqit të t’i përfaqësojë serbët e Kosovës në Kuvend.
Sipas tij Kurti dhe Trajkoviq kishin plane për “ta ndryshuar” Kushtetutën, në mënyrë që sipas tij “të shkelen të drejtat e serbëve”.
“Pikërisht! Plani juaj i poshtër u prish dhe me hyrjen e Rashiqit në kuvend filloni me Kurtin në ndryshimin e të ashtuquajturit të kushtetutës dhe heqjen e të drejtave të garantuara për serbët. Me 0.17% që fituat në zgjedhje, vështirë se mund ta përfaqësoni veten”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të enjten.
Edhe Lista Serbe e ka pranuar që janë rikthyer në Kuvend për ta penguar “planin” e Kurtit dhe Trajkoviqit.
Ndërsa Trajkoviq ka thënë se “Lista Serbe iu pamundësoi serbëve që të përfaqësohen nga përfaqësuesit e vërtetë të tyre”. /Express.