Nuk e keni ditur? Ngrënia e kosit zvogëlon rrezikun e këtij lloji të kancerit

Tashmë dihet mirë se kanceri i mushkërive nuk prek vetëm duhanpirësit, por edhe personat që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Megjithatë, një hulumtim i ri tregon të dhëna interesante për të reduktuar riskun e këtij kanceri. Studimi tregoi se ekziston një lidhje mes konsumimit të kosit dhe zvogëlimit të rrezikut të kancerit të mushkërive, shkruan Reader’s Digest, përcjell Klankosova.tv

Bazuar në analizën e gjithsej dhjetë studimeve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, ku përfshiheshin rreth 1.4 milionë njerëz, shkencëtarët zbuluan se ngrënia e shpeshtë e kosit dhe fibrave lidhet me një ulje të ndjeshme të rrezikut të kancerit të mushkërive.

Edhe pse ky hulumtim është premtues, ekspertët theksojnë gjithashtu se nevojiten më shumë analiza sepse provat për një lidhje midis kosit dhe fibrave dhe kancerit të mushkërive janë të kufizuara.

Prandaj edhe nutricionistët rekomandojnë veçanërisht konsumimin e kosit me yndyrë të plotë me probiotikë dhe fruta të freskëta si një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm.