Fifi ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin duke shkëmbyer puthje në buzë para shumë të pranishmëve, moment që u bë viral.
Pas përhapjes së videos Fifi është shprehur e lumtur përmes rrjeteve sociale.
Ndërsa pak ditë pasi ajo video u bë virale çifti kanë publikuar foton e parë si çift i zyrtarizuar.
“Peace and love”, kanë shkruar të dy në fotografinë e njëjtë që kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Adisi, për ata që nuk e dinë, është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi.
Modelja kur doli lajmi ka reaguar duke habitur të gjithë.
Bukuroshja ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: Ju pëlqen çifti?
Me “like-n” e saj Adrola zbuloi se është pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.
Por jeni kuriozë si është marrëdhënia e Fifit dhe Adrolës?
Dy vajzat vazhdojnë ndiqen në rrjetin social Instagram edhe pas publikimit të lajmit.
Kujtojmë se vajzat kanë rastisur të jenë takuar me njëra-tjetrën edhe më herë në momentet kur Adrola ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku Fifi ka punuar për katër sezone si këngëtarja e spektaklit.